Bardhi krenar për golat por i vjen keq për humbjen!

Futboll

Bardhi krenar për golat por i vjen keq për humbjen!

Nga: Kemajl Goca Më: 21 gusht 2022 Në ora: 14:55
Bardhi krenar për golat por i vjen keq për humbjen!

Futbollisti shqiptar, Enis Bardhi, anëtar i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, tha se është i lumtur që shënoi dy gola në debutim për kampionin e Turqisë, Trabzonspor. 

Bardhi hyri në lojë në minutën e 43-të kur rezultati ishte 2:0 dhe me dy golat e tij barazoi  2:2, por skuadra e Antaliaspor pati një fund të furishëm duke triumfuar me rezultat 5:2 në këtë ndeshje super interesante.

“Kam luajtur ndeshjen time të parë në kampionatin turk dhe mund të them se ishte e mrekullueshme, cilësia është në një nivel të lartë.

Jam i lumtur që shënova gola në ndeshjen e parë, por do të më pëlqente më mirë nëse do të kishim fituar. Duhet të nxjerrim një mësim dhe të mos përsërisim gabimet që kemi bërë”, tha Bardhi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat