Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së Premier Ligës ndërmjet Leeds United dhe Chelseat.
Vendasit kanë befasuar skuadrën e Thomas Tuchel pasi kanë krijuar epërsi prej 2-0 brenda 45 minutave të para.
Ishte portieri Eduardo Mendy ai i cili i shndërruar në një fytyrë tragjike kur në minutën e 33’ bëri një gabim fatal duke e mbajtur topin të cilin ia rrëmbeu Aauronson dhe shënoi për 1-0.
Vetëm pesë minuta më vonë, Rodrigo shënoi një gol të bukur me kokë dhe rezultatin 2-0 të pjesës së parë.