Manchester United nuk po dorëzohet në përpjekjen e tij të dëshpëruar për të nënshkruar me Frenkie de Jong. Sipas gazetës britanike Mirror, “djajtë e kuq” vazhdojnë ta kenë objektiv kryesor mesfushorin holandez të Barcelonës, pavarësisht se të premten u zyrtarizua nënshkrimi i Casemiro nga Real Madridi për 72 milionë euro fikse, plus 13 milionë bonuse.
Pronarët e klubit të “Old Trafford” kanë vendosur të nisin një ofensivë të re për De Jong, i cili nuk ka hequr asnjë pikë nga pozicioni i tij për të vazhduar në “Camp Nou”, ku ka kontratë deri në vitin 2026.
Humbjet e dhimbshme në dy ndeshjet e para të Premier League kundër Brighton (1-2) dhe Brentford (4-0) kanë bërë që Manchestyer United të lëvizë për t’u forcuar.
De Jong vazhdon të jetë ëndrra e madhe e Erik ten Hag, trajneri i ri i kampionit të trefishtë kontinental, i cili këtë vit do të luajë në Ligën e Evropës.
Sipas Mirror, në takimin e fundit me ish-trajnerin e Ajax-it është vendosur që të bëhen edhe dy nënshkrime të tjera, një në mesfushë dhe një në sulm, si kërcim cilësor në skuadër përpara se merkatoja të mbyllet mesnatën e së enjtes, 1 shtator.
Dhe i zgjedhuri për mesfushën mbetet ende Frenkie, i cili ndihet rehat te Barça, ku mund të aspirojë Ligën e Kampionëve,.