Lojtari i Kosovës shënon golin e katërt në Slloveni

Futboll

Lojtari i Kosovës shënon golin e katërt në Slloveni

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 16:16
Daku

Nisje fantastike, Mirlind Daku shënon golin e katërt në Slloveni.

Mirlind Daku e ka nisur në mënyrë mjaft të mirë sezonin në Slloveni me skuadrën e Mura.

Sulmuesi ka shënuar katër gola në pesë ndeshje që është aktivizuar dhe është një nga shënuesit më të mirë të kampionatit për momentin.

Lojtari 24-vjeccar e shënoi golin e fundit në ndeshjen e djeshme kundër Bravo, madje ishte me vlerën e tre pikëve për Murën që fitoi 1:0.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat