Ballafaqimi mes Ferizajt dhe Prishtinës, nuk solli gola në 45 minutat e parë.
Në minutën e 27-të, Astrit Fazliu, pati një rast ideal për të mposhtur portierin e Prishtinës, por i pafat.
Pak minuta më vonë ndodhi një moment interesant, gjyqtari Erdall Zasella akordoi penallti për Prishtinën, por kur shkoi që të shikojë sistemin VAR, nuk ka rrymë.
Pothuajse 15 minuta u zvarrit kjo punë derisa është rregulluar çështja e rrymës dhe pasi e pa rastin e anuloi penalltinë.