Newcastle përmbys Manchester City brenda pjesës së parë.
Kampionët e Anglisë kaluan në avantazh që në minutën e pestë. Ilkay Gundogan tundi rrjetën kundërshtare pas një asisit nga Bernardo Silva, por “Qymyrxhinjtë” rikthyen baraspeshën në minutën e 28’.
Miguel Almiron mori një asist nga Allan Saint-Maximin dhe dërgoi topin në rrjetë. Newcastle mori zemër edhe falë mbështetjes së zjarrtë të tifozëve, dhe kaloi në avantazh në minutën e 39’.
Kundërsulm i shpejtë i vendasve, tjetër asist i Saint-Maximin dhe finalizim i Callum Ëilson, i cili nisi festën me shokët e skuadrës dhe tifozët e pranishëm në “St James Park”.