Gjilani ka shënuar fitoren e dytë rresht në elitën e futbollit të Kosovës.
SC Gjilani triumfoi me rezultat 1:0 ndaj Malishevës.
Pjesa e parë mjaft e mirë por vendasit dështuan nga penalltia.
Mesfushori Arbnor Ramadani nuk ka qenë i saktë nga penalltia, duke qëlluar shtyllën pikërisht në minutën e 13-të.
Pjesa e dytë filloi me disa minuta vonesë, për shkak të rrebeshit të shiut. Gjilani siguroi fitoren në pjesën e dytë.
Golin e tri pikëve e ka shënuar Theophilus Solomon në minutën e 67-të.
Gjilani kryeson me 6 pikë dhe Malisheva është në vend të 11-të me 0 pikë.