Ferizaj fiton pikën e parë dhe Prishtina mbetet e pamposhtur në edicionin e ri të elitës së futbollit të Kosovës.
Ferizaj - Prishtina, ndahen baras (0:0).
Ndeshje me rivalitet mes dy skuadrave, nuk munguan rastet, sidomos në 45 minutat e parë pati edhe reshje të shiut, që komplikoi sadopak lojën në terren.
Në minutën e 27-të, Astrit Fazliu, pati një rast ideal për të mposhtur portierin e Prishtinës, por i pafat.
Pak minuta më vonë ndodhi një moment interesant, gjyqtari Erdall Zasella akordoi penallti për Prishtinën, por kur shkoi që të shikojë sistemin VAR, nuk ka rrymë.
Pothuajse 15 minuta u zvarrit kjo çështje derisa është rregulluar çështja e rrymës dhe pasi e pa rastin e anuloi penalltinë.
Edhe pjesa e dytë ka qenë interesante por sulmuesit nuk u treguan energjikë, për të shënuar qoftë të Ferizajt qoftë të Prishtinës.
Prishtina pas fitores në Klinë me 2:1 ndaj Dukagjinit, sot kthehet me pikë, ndërsa Ferizaj pas humbjes me 3:2 në Gjilan, arriti të shijoi pikën e parë.
Në mes javë Prishtina e pret Dritën dhe Ferizaj luan në udhëtim me Malishevën.
Prishtina është në vend të katërt me 4 pikë e Ferizaj i gjashti me 1.