Shkëndija e Tetovës importon tre pikë shumë të vlefshme nga Strumica, duke i shkaktuar humbje me rezultat 1:0 ekipit të Akademia Pandev.
Futbollisti Adenis Shala është trim i fitores, duke shënuar në minutën e 75-të.
Është fitorja e madhe për tetovarët, duke treguar se janë kandidat kryesor për titullin e kampionit të Maqedonisë së Veriut.
Shkëndija renditet në vend të tretë me 7 pikë e Akademia Pandev në të shtatin me 3 sosh dhe Struga Trim Lum kryeson me 9 sosh pas 3 jave të luajtura.