Përballja me Leeds rezultoi fatale për Chelsea-n që u mund me rezultatin 3-0, në një sfidë që përtej faktit që u dominua në pjesën më të madhe nga “blutë” e Londrës, vendasit ishin më produktiv përpara portës.
Goli i parë u shënua në minutën e 33’, me Aaronson që i dha avantazhin miqve. Ndërsa vetëm katër minuta më pas ishte Rodrigo ai që do të gjente rrugën drejt rrjetës, pas një asisti nga Harrison.
Më pas në pjesën e dytë do të ishte po dyshja Rodrigo-Harrison që do të gjenin rrugën drejt rrjetës, por duke ndryshuar vendet, me Harrison që do të shënonte pas një asisti nga shoku i skuadrës n minutën e 69’, për të vulosur rezultatin 3-0.
Situata u vështirësua edhe më tej për “blutë” e Londrës, me Koulibaly-n që mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 84’ dhe la ekipin e Tuchel me 10 lojtarë në fushën e lojës. Pas këtij raundi Leeds renditet në vend të tretë me 7 pikë, ndërsa Chelsea në vend të 12-të me katër pikë.
Pas ndeshjes, trajneri Thomas Tuchel pranoi: “Mendoj se humbëm në 20 minutat e para, ku ishim dukshëm më të mirë dhe patëm shanse të mëdha që nuk shënonim. Ne dhamë dy dhurata dhe kaq ishte…
Ne ishim ekip më i mirë në fillim, patëm trefish prekje te topit brenda zones se tyre te rreptesise, por pa gjuajtje në portë. Nuk mund të shënosh nëse nuk gjuan në portë dhe ky eshte nje defekt qe duhet te permiresojme”.