Rennes ka marrë fitoren e parë për këtë sezon të Ligue 1, ndërsa triumfoi ne rezultatin 2-1 në “Roazhon Park” përballë Ajaccio të mesfushorit të kombëtares shqiptare, Qazim Laçit.
Ishin vendasit ata që gjetën të parët rrugën drejt rrjetës, duke zhbllokuar rezultatin në minutën e 18’ me Terrier. Miqtë mund të kishin barazuar në minutën e 45+4’, por Mangani humbi një penallti.
Megjithatë ekipi i teknikut Pantaloni mundi të gjente barazimin në minutën e 57’, me El Idrissy që shënoi pas një asisti nga Mangani.
Ndërkohë në minutën e 62’ Rennes vulosi rezultatin e ndeshjes me Theate që shënoi golin e dytë dhe të fitores për ekipin e tij.
Mesfushori shqiptar u aktivizua në minutën e 76’, por pavarësisht kësaj Ajaccio e mbyll këtë raund me disfatë.
Pas javës së tretë të Ligue 1, Rennes renditet në vend të 10-të me 4 pikë, teksa Ajaccio qëndron në vend të 18 me vetëm një pikë.