Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Lille – Paris Saint – Germain
Sulmuesi Edon Zhegrova është kthyer në bankën rezervë të Lille, pas një jave i të qenit i lënduar e ku ai nuk u ftua.
Kosovari ka luajtur vetëm në ndeshjen e parë kundër Auxerre por vetëm tre minuta. Ai mungoi në ndeshjen e dytë në të cilën Lille barazoi me rezultat 1-1 kundër Nantes.
Yazici dhe Jonathan David janë dy sulmuesit që kanë startuar sonte me Lille.
Në anën tjetër, për PSG kanë startuar treshja e njohur Neymar, Mbappe dhe Messi – edhe përkundër asaj së thuhet se kjo treshe ka probleme.