Malisheva e nisi edicionin 2022/23 me humbje, pasi në udhëtim te Gjilani pësoi disfatë minimale 1-0.
Pas ndeshjes, Trajneri Arsim Thaçi ka thënë:
“Përballë kemi pasur një skuadër cilësore që jo rastësisht ka luajtur në Ligën e Konferencës.
Kishim bërë përgatitje për këtë ndeshje, por Gjilani na befasoi me golin në pjesën e dytë. Nuk ka qenë e lehtë të organizoheshim sepse fusha u vështirësua shkaku i të reshurave të shiut”.