Skuadra shqiptare, Deçiqi i Tuzit, shtyp me lojë e rezultat 5:1 Rudarin e Plevlës, në takimin e javës së 5-të të elitës së futbollit malazez.
Deçiqi nuk ka të ndalur, katër fitore e një barazim në pesë ndeshjet e deritashme.
Ata i shkaktuan humbjen me të thellë deri me tash Rudarit në edicionin e ri.
Futbollisti Fatos Beqiraj me shokë treguan lojë të madhe dhe nën drita e reflektorëve i dhanë leksion Rudarit.
Për Deçiqin shënuan Ivanoviq (8'), Stanishiq (14'), Denkoviq (44'), Beqiraj (61') e Marushiq (90+1') dhe për Rudarin Janjiq (9').
Pas javës së pestë, Deçiqi kryeson me 13 pikë, i ndjekur nga OFK Petrovac 11, Jezero 10, Arsenali 9, Sutjeska 7, Buduçnosti 6, Rudari 4, Mornari 4, Jedinstvo 2 dhe Iskra 1 pikë.
Kryetari i klubit të Deçiqit, Pal Dreshaj, është jashtëzakonisht i lumtur me këta djemtë, për angazhimin dhe lojërat e mira në pesë javët e para. Deçiqi ka goldallimin 13:3 në favor të vetin.
Në javën e ardhshme Deçiqi është mysafirë i kampionit në fuqi, Sutjeskës së Nikshiqit, ndërsa Rudari luan në konak të OFK Petrovacit.