Kampioni i Kosovës, Ballkani i Therandës, ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Drenicës së Skenderajt, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Për Ballkanin është ndeshja e parë dhe fitoja e parë në edicionin e ri. Drenica pësoi humbjen e dytë rresht.
Kapiteni Edvin Kuç shënoi në fund të pjesës së parë për fitoren e Ballkanit.
Therandasit tani e kanë vëmendjen për ndeshjen e të enjtes kundër Shkupit, në kuadër të sfidës së kthimit kualifikues të play-off-it të Conference League.
Java e dytë
Ferizaj - Prishtina 0:0
Ballkani - Drenica 1:0
Gjilani - Malisheva 1:0
Llapi - Trepça '89 2:2
Drita - Dukagjini 1:0
Tabela
1. Gjilani 2 2 0 0 4:2 6
2. Drita 2 1 1 0 3:2 4
3. Llapi 2 1 1 0 3:2 4
4. Prishtina 2 1 1 0 2:1 4
5. Ballkani 1 1 0 0 1:0 3
6. Trepça ’89 2 0 2 0 4:4 2
7. Ferizaj 2 0 1 1 2:3 1
8. Malisheva 1 0 0 1 0:1 0
9. Dukagjini 2 0 0 2 1:3 0
10. Drenica 2 0 0 2 0:2 0
Në mes javë takohen: Drenica - Gjilani, Malisheva - Ferizaj, Dukagjini - Llapi, Prishtina - Drita. Trepça '89 - Ballkani (luhet më vonë).