LIlle pësoi fiasko para shikuesve të vet me rezultat 7:1 nga kampioni në fuqi, PSG.
Treshja e frikshëm sulmuese, Kylian Mbappe, Lionel Messi dhe Neymar, turpërojnë me lojë e rezultat vendasit!
Pas 8 sekondash Mbappe i nisur drejt portës finalizoi gol duke parabolluar portierin rival, Jardim.
Mbappe shënon rekord me golin më të shpejt.
Reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, futet në lojë në minutën e 58-të për Lillen, kur rezultati ishte 1:5 në disfavor të skuadrës së tij.
Për PSG-n shënuan Mbappe (1', 66' e 87’), Messi (27'), Hakimi (39'), Neymar (43 e 52') dhe për Lillen realizoi Bamba (54').
PSG shënon fitoren e tretë rresht, e para me 5:0 në konak të Clermont, pastaj si vendas me 5:2 ndaj Montpellier dhe sonte me 7:1 kundër Lilles.
Tre ndeshje dhe 17 gola të realizuar, efikasitet shumë i lartë.
PSG kryeson me 9 pikë e Lille që pësoi humbjen e parë dhe të thelë, renditet në pozitën e dhjetë me 4 sosh.