Trajneri i Struga Trim Lum: Fituam me meritë

Futboll

Trajneri i Struga Trim Lum: Fituam me meritë

Nga: K. Goca Më: 21 gusht 2022 Në ora: 22:57
Srgjan Zaharievski

Lideri i Kampionatit të Maqedonisë së Veriut, skuadra shqiptare Struga Trim Lum, sot e ka mposhtur me rezultat 2:1 Rabotniçkin e Shkupit, në takimin e javës së tretë.

Struganët shënuan fitoren e tretë rresht. 

Trajneri i Struga Trim Lum, Srgjan Zaharievski, beson se ekipi i tij nuk e ka pasur aspak të lehtë deri të fitorja, përkundrazi ka vlerësuar Rabotniçkin si ekip, por edhe të zgjedhurit e tij që fituan me meritë.

“E dinim se do të ishte shumë e vështirë. I kam paralajmëruar lojtarët e mi gjatë gjithë javës se ato që ka Rabotniçki si rezultat këtë sezon nuk përputhet me cilësinë e kësaj skuadre. Është konfirmuar sot.

Kundërshtari bëri një lojë të shkëlqyer. Ne patëm më shumë lojën, krijuam më shumë raste dhe mendoj se e merituam të fitonim.

Nëse dikush nuk e ka parë ndeshjen, e shikon raportin dhe ata tre kartonët e kuq, do të mendojë se sot në Strugë ka pasur luftë, e jo lojë futbolli, por megjithatë, ju vetë e keni parë që nuk ishte kështu” – tha Zaharievski pas ndeshjes.
Struga është lider pas tre jave me nëntë pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat