Shotani: Djemtë e kanë dhënë më të mirën

Futboll

Shotani: Djemtë e kanë dhënë më të mirën

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 23:01
Shotani

Trajneri i Drenicës, Bekim Shotani, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës së tij, me gjithë humbjen 1:0 nga Ballkani. Sipas Shotanit nuk ka hapësirë për brengosje, marrë për bazë paraqitjen në fushë.

“Ashtu si u morëm vesh, në pjesën e parë luajtëm lojë zonale dhe kërkuam kundërsulmet. U munduam të mbulojmë pikat kryesore të kundërshtarit. Ia arritëm deri kur bëmë gabimin dhe pësuam gol.

Në pjesën e dytë u munduam të ndryshojmë lojën. Pas zëvendësimeve e balancuam lojën dhe ishim më të rrezikshëm. Por nuk arritëm të shënojmë”, ka theksuar Shotani.

Për Drenicën është humbja e dytë rresht.

“Djemtë e kanë dhënë më të mirën, por na ka munguar edhe fati për të dalë me rezultat pozitiv. Drenica në dy ndeshjet ka luajtur mirë dhe ka shfaqur potencial. Nuk është brengosëse pasi loja jep shpresë se shpejtë do të kthehemi te rezultatet pozitive”, ka theksuar Shotani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat