Ten Hag i kënaqur me Man United: Ata mund të luajnë futboll të mirë

Futboll

Ten Hag i kënaqur me Man United: Ata mund të luajnë futboll të mirë

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 09:13
Erik ten Hag

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag është shprehur i lumtur me paraqitjen e skuadrës së tij, në ndeshjen ndaj Liverpool.

United kanë marrë fitoren e parë këtë edicion në Premier League, duke mposhtur skuadrën e Liverpool me rezultatin 2:1.

Pas ndeshjes, disa komente ka dhënë Erik ten Hag, i cili është shprehur tejet i lumtur me paraqitjen e skuadrës së tij, e cila konfirmoi se mund të bëjë futboll të mirë.

“Mund të flasim për taktika, por mendoj se ka të bëjë me qëndrimin e skuadrës”, ka thënë Ten Hag.

“Ne treguam karakter në fushë. Kishte komunikim, kishte luftë dhe shpirt dhe mund të shohësh çfarë mund të arrijnë ata, sepse ata mund të luajnë futboll të mirë”, shtoi holandezi

Manchester United ka marrë fitoren e para këtë edicion dhe tashmë tejkalon Liverpoolin në tabelën e Premier League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat