Andrea Ranokia u largua me parametra zero nga Interi për tu transferuar te Monza për të nisur një kapitull të ri në karrierën e tij futbollistike.
Por mesa duket ish-kapiteni i Interit është i pafat sepse vetëm pas dy ndeshjesh të zhvilluara pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen ndaj Napolit, ku Monza e tij u mposht thellë me rezultatin 4-0 në stadiumin “Diego Armando Maradona”.
Së fundmi, 34-vjeçari italian gjatë ekzaminimeve të kryera është vërejtur se dëmtimi është i rëndë dhe do të qëndrojë jashtë fushave për të paktën 3 muaj nga goditja që kishte pësuar në këmbën e djathtë.
Një lajm negativ ky për ish-mbrojtësin e Interit, i cili po rigjente sërish vendin e formacionit në një ekip të Serisë A pas shumë sezonesh në pankinë me zikaltërit.