Futbollisti i Struga Trim Lum, Zija Merxhani, flet pas golit të shënuar dhe fitores me rezultat 2:1 ndaj Rabotniçkit të Shkupit.
Struga është lider i Kampionatit të Maqedonisë së Veriut me gjtihsejt 9 pikë apo nga tre ndeshje ka po aq fitore.
“Mendoj që zhvilluam një ndeshje të mirë.
Unë e kam shprehur edhe para ndeshjes që do jetë një ndeshje e vështirë, sepse e dimë forcën që ka Rabotniçki dhe ashtu ishte.
Gjithsesi ne i kishim marrë masat dhe luftuam shumë fort për të marrë 3 pikët në fushën tonë. Sa i përket golit, jam i kënaqur shumë sepse zhbllokova rezultatin, gjithsesi shpresoj të vazhdojmë kështu si grup të ecim përpara”, tha Merxhani.