Ish-futbollisti që fitonte zemrat e tifozëve

Futboll

Ish-futbollisti që fitonte zemrat e tifozëve

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 13:37
Ish-futbollisti që fitonte zemrat e tifozëve

Ish lojtari i Brazilit, Kaka, do të bëhet trajner në të ardhmen.

Kampioni i botës i 2002 ishte në ndeshjen e solidaritetit në Limeira në fundjavë dhe në konferencën për shtyp foli për projektet e tij për të ardhmen. Në maj, Kaka përfundoi një kurs të akademisë CBF dhe mori licencën e tij A, një certifikatë e kërkuar nga konfederata për këdo që synon të drejtojë ekipet profesionale në Brazil.

“Qëllimi im ka qenë që ciklin e studimeve që po ndjek ta mbyll me trajner.

Po përfundoj kursin e katërt për menaxhim sportiv. Do të doja të isha edhe trajner. Këtë vit po e mbyll atë cikël”, tha Kaka. Ish-mesfushori i Milanit dhe Real Madridit ka thënë se dëshiron ta shijojë Botërorin në Katar dhe më pas vitin e ardhshëm do të fillojë të mendojë më seriozisht për një angazhim të mundshëm si trajner.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat