Mrekulli shqiptare! E rrallë apo jo, në katër shtete skuadrat shqiptare kryesojnë renditjen e elitës së futbollit.
Në Mal të Zi, skuadra shqiptare, Deçiqi i Tuzit, me president Pal Deshajn, kryesojnë kampionatin.
Deçiqi po shkakton senzacion, 4 fitore e 1 barazim në 5 ndeshje!
Skuadra nga Tuzi kryeson me 13 pikë, ka dy më shumë se OFK Petrovac!
Mrekullia tjetër është në Maqedoninë e Veriut, Struga Trim Lum me lojtarin më të mirë, sulmuesin e spikatur Besart Ibraimi, nuk kanë të ndalur.
Struganët po dominojnë, tri ndeshje dhe po aq fitore, kryesojnë me 9 pikë, duke lënë pas Sileksin e Kratovës dhe Shkëndijen e Tetovës, secila me nga 7 pikë.
Gjilani kryeson me 6 pikë në Superligën e Kosovës, dy më shumë se Drita, Llapi dhe Prishtina.
Në kampionatin tonë janë zhvilluar dy ndeshje deri me tash, ndërsa Gjilani dy sfida i ka fituar si vendas, 3:2 ndaj Ferizajt dhe 1:0 kundër Malishevës.
Në Shqipëri sapo ka filluar kampionati dhe Laçi është në krye me 3 pikë, i ndjekur nga Bylisi, Partizani dhe Erzeni me nga 3 sosh.