Nëse ka një notë negative për dikë nga “Djajtë e Kuq” në fitoren 2-1 të Manchester United kundër Liverpool-it, ai është Cristiano Ronaldo (37 vjeç). Me pak, më shumë se një javë deri në fund të merkatos së verës, sulmuesi portugez është ende “out”, jashtë formacionit startues, po vihet gjithnjë e më shumë në pikëpyetje në skuadrën e drejtuar nga Erik ten Hag.
Pavarësisht se ishte golashënuesi më i mirë sezonin e kaluar te Manchester United, me 24 gola mes Premier League dhe Ligës së Kampionëve, CR7 nuk ka fituar të njëjtin rol me trajnerin holandez, i cili e la sërish në stol në “Clásico” e Anglisë.
Këtë e kishte bërë edhe më parë, kur skuadra nga “Old Trafford” u përball me Brighton. Sidoqoftë, kundër Liverpool-it, ylli nga Madeira luajti edhe më pak.
Kështu, Ten Hag vendosi ta hidhte në lojë Cristianon në minutën e 85-të të takimit me synimin e dukshëm për të humbur pak kohë dhe për të ngadalësuar lojën e të besuarve të Klopp pas 2-1 të Salah, që kërcënoi fitoren e Manchester United.
Liverpool-i nuk ia doli dhe megjithëse “Djajtë e Kuq” fituan me drejtësi, roli i yllit portugez ishte çuditërisht dytësor. “Nuk kam pse të përmend Harry Maguire apo Cristiano Ronaldo. Ata do të luajnë një rol në të ardhmen”, – u justifikua Ten Hag në fund të duelit, i pyetur për mungesën e kapitenit dhe liderit të tij në 11-shen startuese.
Një formacion në të cilin referenca në sulm ishin Elanga, Rashford dhe Sancho; në përputhje me finalizim të mirë, veçanërisht këto dy të fundit.