Barcelona ende vuan problemet për të regjistruar lojtarët e afruar në merkato teksa trajneri Xavi Hernandez nuk mund të përdorë Jules Kounde.
Megjithatë, optimizimi në radhët e drejtuesve është i lartë, madje aq sa po mendojnë të bëjnë edhe një tjetër goditje në merkato.
Katalanasit tashmë kanë nisur nga puna për të transferuar në Spanjë, lojtarin e Borussia Dortmund, Thomas Meunier.
Kartoni i mbrojtësit të djathtë vlerësohet nga gjermanët me jo më pak se 15 milionë euro, megjithatë te Barça këmbëngulin të arrijnë një marrëveshje në bazën e 10 milionë eurove.
Në fakt, i preferuari i Barcelonës është Juan Foyth, mirëpo klauzola prej 42 milionë euro që Villareal i ka vendosur 24-vjeçarit ka stepur blaugranët. Gjithsesi, edhe sa i takon transferimit të Meunier, Barcelona fillimisht duhet të largojë më parë nga skuadra lojtarë si Depay dhe Aubameyang.