Të mërkuren, FC Ferizaj luan ndeshjen e tretë pas rikthimit në Superligë.
Ferizaj në këtë ndeshje nga ora 17:00 përballet me KF Malishevën në stadiumin Liman Gegaj.
Ekipi ferizajas synon fitoren e parë për këtë sezon.
Sulmuesi i Ferizajt Betim Haxhimusa në një prononcim për TV TEMA thotë se presin fitore ndaj Malishevës:
“Presim maksimumin ndaj Malishevës, shpresojmë të kthehemi në Ferizaj me 3 pikë… Do të jetë ndeshje shumë e luftuar por gjithsesi presim ta shkrijmë edhe atomin e fundit“.
Djemtë e udhëhequr nga Arbnor Morina në ndeshjen e parë të sezonit humbën nga Gjilani 3-2 edhe pse gjatë tërë ndeshjes kishin treguar futboll të bukur dhe cilësor, kurse në ndeshjen e dytë sezonale barazuan me Prishtinën 0-0 në Ferizaj.