Lajmi më i mirë i mbrëmjes së sotme është eliminimi i klubit famëkeq Cërvena Zvezda e Beogradit.
Skuadra izraelite Maccabi Haifa kualifikohet në fazën e grupeve të Champions League.
Maccabi barazon me rezultat 2:2 ndaj Cërvena Zvezdës, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Rajko Mitiq” në Beograd.
Izraelitët u kualifikuan falë fitores në takimin e parë me rezultat 3:2.
Zvezda nokautohet në minutën e 90-të, kur Pavkov shënoi autogol dhe 2:2.
Futbollistët Peshiq (27'), Ivaniq (43') shënuan për Zvezdën dhe Sundgren (45+5) e Pavkov (90' - autogol) për Maccabin.
Duhet theksuar se në minutën e 45+4, Haziza i Maccabit dështon nga penalltia.
Maccabi ka treguar zemër të madhe, feston kualifikimin në fazën e grupeve të Champions League dhe nga ana tjetër Beogradi kokulur.