I refuzohet oferta e radhës!
Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel kërkon të transferojë me çdo kusht edhe një tjetër mbrojtës.
Ku prej fillimit të merkatos janë vënë pas mbrojtësit të Leicester, Wesley Fofana.
Nisur edhe nga një start me “frena dore” i Chelseat në këtë fillim sezoni me një fitore, një barazim dhe një humbje në Premier League, pritet që në ditët e ardhshme të ketë një përmirësim të ofertës për të tentuar firmën me mbrojtësin francez në ekstremet e merkatos.