Sokol Cikalleshi është larguar pas shtatë vitesh nga futbolli turk.
Sulmuesi i kombëtares ishte pjesë e Konyasporit në dy sezonet e fundit, ekip me të cilin realizoi 18 gola në kampionat.
32-vjeçari nga Kavaja është huazuar në Arabinë Saudite tek ekipi Al Khaleej.
“Cikalleshi është huazuar për një sezon tek Al Khaleej, që ka të drejtën e blerjes së tij në fund të sezonit.
I urojmë suksese”, shkruan Konyaspori në faqen zyrtare, klub që sezonin e fundit e mbylli në vend të tretë në Superligën turke.