Dy ndeshje në Superligë

Futboll

Dy ndeshje në Superligë

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 11:44
Dy ndeshje në Superligë

Gjatë kësaj mesjave do të zhvillohen tri ndeshje në kuadër të javës së 3-të në Superligën e Kosovës në futboll, teksa dy ndeshje janë shtyrë. Sot, luhen dy takime.

Në stadiumin “Bajram Aliu”, Drenica do të jetë mikpritëse e Gjilanit, me kuqezinjtë të cilët janë në kërkim të pikëve të para të këtij edicioni. Në anën tjetër, Gjilani aktualisht kryeson renditjen me 6 pikë, prandaj skuadra e Zekirija Ramadani synon që të vazhdojë me paraqitje të mirë.

Ndeshje interesante pritet edhe në Malishevë, ku skuadra me të njëjtin emër e pret Ferizajn. Malisheva vjen në këtë duel pas humbjes nga Gjilani, teksa skuadra e Arbnor Morinës vjen pas barazimit me Prishtinën.Të dyja ndeshjet fillojnë në orën 17:00.

Ndërkohë, nesër zhvillohet ndeshja ndërmjet Dukagjinit dhe Llapit, derisa takimet Trepça’89 – Ballkani dhe Prishtina – Drita janë shtyrë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat