Medin Bajrami sot mund të debutojë me ekipin e tij të ri, FC Malisheva, shkruan Open-TV.
Këta të fundit përballen sot në fushë të vet, në stadiumin “Liman Gega”, me Ferizajin, në ndeshjen që nis me fillim nga ora 17:00.
Para do kohësh Medin Bajrami ishte zyrtarizuar te Malisheva, e cila pret shumë nga mbrojtësi i talentuar.
Ai në dy ndeshje miqësore ka shënuar edhe dy gola.
Medin Bajrami është përfshirë në listën e trajnerit Arsim Thaçi për përballjen me Ferizajin në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 2-të të ALBI Mall Superligës së Kosovës.
Malisheva javën e kaluar pësoi humbje minimale nga Gjilani në udhëtim, 1-0. Në anën tjetër, Ferizaji në shtëpi barazoi pa gola me Prishtinën.