Klubi katalanas prezanton fanellën e tretë për sezonin e ri!
Barcelona ka prezantuar fanellën e tretë për këtë sezon, e cila do të vishet në ndeshjen për bamirësi kundër Mançester Sitit ditën e sotme.
Gri e ndezur është ngjyra e përdorur për këtë fanellë, me kryqin e “Saint Jordi” në mesin e saj, një dizajn që shkëputet totalisht nga tradita e klubit.
Kjo fanellë është inspiruar nga kryqi i Qeverisë së Katalonjës, e cila feston 30-vjetorin.