Damo teston 24 futbollistë të vitlindjes 2008

Futboll

Damo teston 24 futbollistë të vitlindjes 2008

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 12:28
Damo teston 24 futbollistë të vitlindjes 2008

Stafi teknik i Kombëtares U-15 ka organizuar këtë të mërkurë në seancë stërvitore me 24 lojtarë të vitlindjes 2008. Seanca është zhvilluar në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz teksa trajneri Armand Damo ka testuar lojtarët që kanë qenë pjesë e grupit të ekipit U-15 gjatë gjithë këtij viti.

Me përjashtim të mesfushorit Adri Mehmeti, i cili vinte nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për t’u testuar, pjesa tjetër e lojtarëve aktivizohen me klubet e kampionatit shqiptar.

I pranishëm në këtë seancë ka qene edhe trajneri i Kombëtares U-18, Ardi Behari, ndërsa tekniku Damo ka kërkuar këtë test për të parë gjendjen e lojtarëve dhe për të monitoruar sidomos aspektin fizik në prag të nisjes së sezonit të ri.

Image

Lista

Lojtarët e kësaj vitlindjeje do të formojnë edhe grupin e skuadrës për kompeticionet në vazhdim. Grumbullimi i fundit i Kombëtares -15 ka qenë në muajin qershor me kuqezinjtë e vegjël që zhvilluan dy miqësore me Kosovën U-15 në stadiumin “Kukës Arena”.

E gjithë seanca është fokusuar në testet për çdo lojtarë me stafin teknik që ka marrë përgjigjet e duhur për gjendjen aktuale të gjithë lojtarëve të kësaj grup-moshe. Impresionet kanë qenë pozitive dhe grupi është shfaqur në gjendje të mirë, ndërsa stafi i Kombëtares U-15 ka zhvilluar seleksionime të shumta gjatë muajve të fundit, por edhe disa ndeshje miqësore.

Ndërkaq, stafi po punon edhe për organizimin e miqësoreve gjatë muajve në vazhdim, ndërkohë që do të marrë pjesë edhe në turneun e radhës “UEFA Development U15” që do të zhvillohet në muajin nëntor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat