Sonte në “Camp Nou”, Barcelona dhe Manchester City do të përballen në një ndeshje miqësore bamirësie për të mbledhur fonde dhe për të mbështetur kërkimin shkencor mbi sëmundjen e ALS.
Do të jetë një mundësi për të parë shumë yje në fushë dhe dy skuadra që për momentin kanë një filozofi të ngjashme për lojën.
Xavi që si trajner i blaugrana-ve për herë të parë sfidon mësuesin e tij për ta kapërcyer, ndoshta duke pritur një duel zyrtar në Champions League.
Xavi dhe Guardiola shpresojnë të shmangin dëmtimet e panevojshme, por në fushën e lojës do të shohim dhe një duel fantastik mes Lewandowski dhe Haaland, si dikur në Bundesligë. Ndeshja do të fillojë në orën 21:30, dhe premton spektakël.