Buzëqesh Alegri, titullari i rëndësishëm i Juves rikthehet në supersfidën përballë Romës!
Juventusi do të presë në “Allianz Stadium” Romën në sfidën e javës së tretë të Serisë A dhe Alegrit duket se i ka ardhur një lajm i mirë në prag të kësaj supersfide.
Portieri Vojçiek Shezni do të rikthehet si titullar për “Zonjës”, pasi qëndroi jashtë në dy ndeshjet e para për shkak të një dëmtimi.
Edhe pse Matia Perin ka dhënë paraqitje të mira në dy ndeshjet e para, duke e mbajtur portën e paprekur, duket se tashmë ai do t’i rikthehet stolit, me portierin e Polonisë që do të jetë dhe njëherë në formacion.