Bardhi me ekipin e tij synojnë fazën e grupeve të Champions League

Futboll

Bardhi me ekipin e tij synojnë fazën e grupeve të Champions League

Nga: K. Goca Më: 24 gusht 2022 Në ora: 13:14
Bardhi

Në mëngjesin e sotëm mediat turke shkruajnë se përforcimi i ri për kampionin turk Trabzonspor, Enis Bardhi, do të startojë sonte (21.00) nga minuta e parë në ndeshjen e kthimit të raundit play-off në Champions League kundër FC Copenhagen.

Turqit kanë rezultatin negativ 2:1 të ndeshjes së parë në Danimarkë.

Të lënduar janë Hamsik, Turkmenit dhe Serkan Asan, të cilët nuk do të luajnë sonte, janë problem plus për trajnerin e Trabzonsporit, Abdullah Avci.

Trabzon është para një sfidë të madhe, skuadër që synon fazën e grupeve në Champions League.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat