Kampioni i Kroacisë, skuadra e Dinamos së Zagrebit, e udhëhequr nga kapiteni Arijan Ademi, do të tentojë sonte (21.00)) të hyjnë në fazën e grupeve të Champions League.
Dinamo është gati për sfidën e sotme ndaj kampionit të Norvegjisë, Bodo Glim.
Ndeshja e parë në Norvegji përfundoi 1:0 për Bodon dhe tani skuadra norvegjeze sfidohet në Maksimir.
Dinamo është klub që kushton miliona dhe llogaritet favorite sonte.
Ademi me Dinamon e Zagrebit, synojnë përmbysjen e rezultatit të sfidës së parë.