Mesfushori i Paris Saint-Germainit, Leandro Paredes, mund të largohet nga “Parku i Princave”.
Sipas Gianluca di Marzios, për argjentinasin interesim ka shprehur Juventusi, ku dëshiron t’i sigurojë shërbimet e 28-vjeçarit.
Së bashku me “Bianconerët”, një tjetër gjigant i Serisë A, Roma, gjithashtu i ka sytë te argjentinasi pasi Mourinho kërkon një mesfushor në ekipin e tij pas dëmtimit të Georginio Wijnaldumit.
Paredesi ka ende kontratë të vlefshme me PSG-në deri më 30 qershor 2024.