Manchester United është duke punuar në ditët e fundit të merkatos, për të sjell në skuadër një nga dëshirat kryesore të Erik Ten Hag.
Sulmuesi i Ajax, braziliani Antony mund të jetë transferimi i pestë i Djajve të Kuq në merkato, pas Malacia, Eriksen dhe Casemiro.
Oferta e parë nga United ishte 80 milionë euro, por e cila u refuzua nga holandezët, ndërsa United tani do të bëj ofertën e fundit e cila kap vlerën e plotë 100 milionë eurove.
Sipas Fabrizio Romanos, kushtet personale në mes të 22 vjeçarit dhe United janë mbyllur javën e kaluar.
Antony nuk ka qenë prezent në ndeshjen e fundit të Ajax, dhe nuk ka stërvitur me skuadrën, duke bërë presion te klubi për ta lejuar transferimin e tij në Old Trafford.