Gjyqtari i mirënjohur nga Kosova, Bekim Zogaj, me nënshtetësi të Zvicrës, është operuar dhe nuk do të ndajë drejtësinë në ndeshjen e Europa League në futboll, mes Olympiacos të Greqisë dhe Apollon Limassolit të Qipros.
Zogaj është operuar në zorrë qorre dhe pret së shpejti që t’i rikthehet fushës.
“Mirë kalova në operim të shtunën, pa probleme. Shpresoj shumë shpejtë do të rikthehem”, ka bërë të ditur Zogaj për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Zogaj është prej gjyqtarëve më të mirë në Zvicër.
Olympiacos - Apollon Limassol, luhet nesër në orën 21.00, në kuadër të ndeshjes së kthimit të Europa League. Sfida e parë përfundoi pa fitues (1:1).