Dëmtimi i Wijnaldum ka rikthyer Romën në merkato për të gjetur një mesfushor tjetër, pasi holandezi pritet të rikthehet vetëm në fillim të vitit 2023 dhe organika e verdhekuqve është e cunguar.
Emri i parë që doli në skenë ishte ai i Radja Nainggolan, i cili është vet-ofruar për t’u rikthyer në Romë, por emri i belgut nuk bind sa duhet Mourinhon, duke qenë se prej kohësh 34-vjeçari nuk luan në nivele të larta.
Së fundi verdhekuqtë kanë shfaqur interes edhe për mesfushorin 26-vjeçar të Tottenhamit, Harry Winks, i cili nuk bën pjesë në planet e Antonio Contes, megjithatë londinezët janë të prirur ta shesin njëherë e mirë kartonin e tij.
Nga ana tjetër, Roma është e hapur vetëm ta marrë në huazim deri në fund të sezonit dhe Mourinho ka dhënë miratimin e tij. Tani topi kalon në këmbët e Paraticit, që duhet të vendosë ta huazojë te Roma, apo të rrezikojë ta mbajë disa muaj në Londër, pa luajtur.