Drejt Cremoneses

Futboll

Drejt Cremoneses

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 20:03
Largimi i talentit anglez drejt Cremoneses i hap rrugë Belottit te Roma

Largimi i talentit anglez drejt Cremoneses i hap rrugë Belottit te Roma.

Talenti 19-vjeçar i Romës pritet të kalojë te skuadra e sapongjitur në Serie A, Cremonese, pasi Felix Afena-Gyan nuk ka një fanellë titullari në formacionin e Jose Mourinhos për këtë sezon.

Sipas asaj që raporton “Sky Sport Italia”, operacioni me Cremonesen pritet të mbyllet për një shifër prej gjashtë milionë eurosh (përfshirë edhe bonuset) që do të shkojë në arkën e Romës ndërsa futbollisti do të përfitojë 500.000 euro në sezon.

Me largimin e lojtarit anglez i hapet rruga kalimit të Andrea Belottit te verdhekuqtë. Në fakt, firma me Belottin është më pranë se kurrë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat