Malisheva ka marrë fitoren e parë në kampionat, teksa ka mposhtur Ferizajn me rezultat 3-1.
Skuadra e udhëhequr nga Arsim Thaçi mori tri pikët e para këtë edicion në ALBI Mall Superligë, falë një loje shumë të bukur.
Pas ndeshjes trajneri i Malishevës ka thënë se është i kënaqur me pikët e fituara.
“Kur fiton ekipi gjithmonë jemi të kënaqur. Teknologjia po na mundëson që të shohim edhe angazhimin e futbollistëve”.
“Komplimente për futbollistët për këtë fillim kampionati. Nëse do luanim xhiron e parë ndaj Ballkanit do të hynim në ritëm më shpejtë”.
“Në këtë takim e dëshmuam se Malisheva këtë vit ka një tjetër lojë dhe e dëshmuam nga fillimi i takimit ku futbollistët e deshën fitoren më shumë dhe krijuam shumë raste”.
“Kartoni i kuq i Ferizajt na lehtësoi më shumë takimin pasi gjithçka shkonte në të mirë tonën”.
Tutje Thaqi tregoi se çka dallon Malisheva e këtij sezoni me atë të vitit të kaluar.
“Është viti i dytë, kemi eksperiencë më shumë se vitin e parë pasi vitin e kaluar ishim debutues”.
“Kemi ndryshime në ekip, kemi lojtarë me eksperiencë në Superligë, këto janë veçoritë. Pjesa tjetër është se kemi bërë një fazë përgatitore dhe mendoj se e ardhmja e Malishevës është e ndritur”, tha ndër të tjera Thaçi.