Shotanin, vetëm fitorja e kënaq

Futboll

Shotanin, vetëm fitorja e kënaq

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 20:32
Bekim Shotani

Trajneri i Drenicës, Bekim Shotani ka thënë se vetëm fitorja e kënaq trajnerin, pas barazimit pa gola ndaj Gjilanit.

Për Drenicën, kjo është pika e parë këtë edicion në Superligë pas dy humbjeve.

“Një trajner vetëm fitorja e kënaq, por kjo është vazhdimësi e lojës së mirë që treguam në dy ndeshjet e para, por për fat të keq i humbëm”.

“Në këtë ndeshje ishim më kërkues dhe po ashtu duhej të tregoheshim të kujdesshëm sepse Gjilani ishte tejet i motivuar pas dy fitoreve”.

“Është pika e parë këtë edicion dhe mendoj se me pak fat dhe sakrificë më të madhe në sulm, do ta fitonim ndeshjen”.

“Gradualisht ekipi po komponohet dhe gradualisht do ta marrin veten dhe do të jemi shumë më efikas”, ka thënë Shotani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat