Çfarë i pret lojtarët shqiptarë në Ukrainë, ndeshja e kampionatit ndërpritet tre herë...

Futboll

Çfarë i pret lojtarët shqiptarë në Ukrainë, ndeshja e kampionatit ndërpritet tre herë...

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 20:37
Çfarë i pret lojtarët shqiptarë në Ukrainë?

Kampionati ukrainas u bë një nga destinacionet e preferuara të lojtarëve shqiptarë gjatë kësaj merkatoje, ku tre nga ish-lojtarët e Tiranës, Ardit Toli, Enur Totre dhe Taulant Seferi zgjodhën të transferoheshin te skuadra e Vorskla Poltavës.

Duket se ky sezon do të jetë më i pazakonti në jetën e tyre, me futbollin në Ukrainë që vuan pasojat e konfliktit të armatosur me Rusinë gjë që u pa dhe në takimin mes Ruç Liviv dhe Metalist Kharkiv.

Kjo ndeshje mes skuadrave u ndërpre plot tre herë për shkak të alarmeve për bombë me futbollistët që detyroheshin të vraponin drejt bunkerëve mbrojtëse nga bombardimet dhe të rifillonin ndeshjen kur situata të qetësohej.

Ndërprerjet e gjata bën që sfida të zgjaste plot katër orë me skuadrën mike që ishte ajo që triumfoi në fund me rezultatin 1-2.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat