Situatë e tensionuar te Reali!
E ardhmja e Marko Asensios duket gjithmonë e më larg Realit, me sulmuesin spanjoll që duket se nuk do të aktivizohet më me “Los Blancos” deri në përfundim të merkatos.
Sipas raportimeve nga “El Confidencial” presidenti i klubit Florentino Perez ka urdhëruar Ançelotin të mos hedhë në fushë Asension deri sa të gjendet një skuadër e re për të, pas bllokimit të negociatave për rinovimin e tij.
Kontrata e 26-vjeçarit përfundon në verën e ardhshme, me sulmuesin që mund të rrezikojë qëndrimin në tribunë gjatë këtij sezoni nëse nuk gjen një skuadër të re në javët e ardhshme.