Ballkani ka realizuar dhe stërvitjen e fundit para ndeshjes me Shkupin, e cila zhvillohet nesër në Prishtinë.
"Ka përfunduar seanca e fundit stërvitore para ndeshjes kundër FC Shkupit. Na priftë e mbara", ka komunikuar klubi therandas.
Ballkani dhe Shkupi ndeshen të enjten në takimin e dytë në kuadër të Conference League.
Ndeshjen e parë para një jave e ka fituar klubi kosovar me rezultat 2-1.
Nëse Ballkani e ruan rezultatin , atëherë do të prekë historinë, duke hyrë në grupe dhe duke u bërë klubi i parë kosovar që depërton deri në atë nivel gare të kupave evropiane.