Skenar për Kumbullën tek Interi

Futboll

Skenar për Kumbullën tek Interi

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 11:24
Skenar për Kumbullën tek Interi

Interi i rikthehet pistës Marash Kumbulla dhe së fundmi ka një skenar që mbrojtësi të transferohet nga Roma në Milano.

Mediat përtej Adriatikut raportojnë se te Interi mendojnë të japin në këmbim mesfushorin Roberto Gagliardini për shërbimet e Kumbullës.

Mourinho kërkon një mesfushor qendre në skuadrën e tij pas dëmtimit të Wijnaldum dhe Gagliardini mund të jetë një opsion.

Për momentin gjithçka është në kuadrin e fjalëve. Kumbulla edhe në të shkuarën është tentuar nga Interi, që në fillimet kur mbrojtësit spikati te Verona..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat