Dukagjini i Klinës synon fitore parë pas dy humbjeve rresht në elitën e futbollit të Kosovës.
Dukagjini ballafaqohet me fituesin e Kupës së Kosovës, Llapin e Podujevës, në kuadër të javës së tretë të Albi Mall Superliga.
Ndeshja zhvillohet sot në orën 17.00.
Gjilani kryeson me 7 pikë, Llapi është në pozitën e tretë me 4 dhe Dukagjini në fund me 0 pikë.
Kryetrajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, beson e shpreson se me lojë të mirë do të arrijnë qëllimin, sikurse edhe homologu i tij, Tahir Batatina.