Derbi i javës së katërt në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut në futboll, i është besuar gjyqtarit më të mirë Aleksandar Stavrev nga Shkupi.
Ai do të ndajë drejtësinë në takimin mes Shkendijës dhe Struga Trim Lum, që luhet të dielën(16.00) në Strumicë në kompleksin “Pandev”.
Struga Trim Lum kryeson me 9 pikë dhe Shkëndija është në pozitën e tretë me 7 sosh.
Java e 4të
E Shtunë – 16:00
Sileksi- A. Pandev (Stojançe Stojanov – Shtip)
E diel
Skopje - Shkupi (Igor Stojçevski - Shkup)
Bregallnica – Makedonija GP (Aleksandar Grujoski – Kërçovë)
Rabotniçki – Tikvesh (Jovan Kachevski – Strugë)
Shkendija - Struga TL (Aleksandar Stavrev - Shkup)